Rreshjet e borës kanë bllokuar Strazhën.

Në rrugën Gostivar – Kërçovë gegjësisht në Strazhë është bërë kolonë e madhe e veturave. Nga Rrugët e Maqedonisë apelojnë që mos të nisen me guma vere në këto rrugë pasi rreshjet e borës bien intezivisht dhe nuk mund të kalojnë ata që nuk i kanë ende paisjet dimërore.

Ndryshe moti vazhdon të mbetet i ftohtë me rreshje të borës në shumë vende në Maqedoni dhe rajon.