Rreth 150 pacientë me sëmundje malinje të eshtrave mjekohen çdo vit në Klinikën për ortopedi, ku për herë të parë është bërë transplantimi i indeve të eshtrave tek një paciente e re e cila ka sëmundje malinje të femurit në njërën këmbë. Është bërë transplant me sistem të veçantë për fiksim një pjesë të indeve të eshtrave që është dhuruar nga një dhurues i vdekur në periudhën e fundit, theksoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili e vizitoi Klinikën me rastin e shënimit të Muajit të osteosarkomas.

Kjo, theksoi ministrit, është një patologji që tregon sëmundje malinje të sistemit skeletor dhe trajtohet ekskluzivisht këtu në Klinikën për ortopedi.

Potencoi se falë Ambasadës gjermane e cila e pajisi Klinikën edhe me frigoriferë të veçantë specialë, një formë e bankës së eshtrave, tani kjo është një cilësi e re dhe hap një dimension të ri.

“Në periudhën e fundit kemi biseduar shumë se si të përmirësojmë kushtet, të përmirësojmë cilësinë e kujdesit shëndetësor. Me rinovimin e njërit krah dhe deri në fund të vitit, praktikisht pjesa tjetër e Klinikës Ortopedike përmirëson ndjeshëm kushtet për trajtimin e pacientëve që trajtohen për këto sëmundje malinje. Klinika është e njohur për numrin e madh të ekspertëve të cilët për një numër të madh të viteve njihen për përvojën e tyre, njohuritë që ata zbatojnë në praktikën klinike, pra trajtimin kirurgjik të këtyre sëmundjeve për të cilat ata meritojnë të gjitha vlerësimet”, tha Filipçe.

Sqaroi se një pjesë e Klinikës për ortopedi gjatë valës së fundit të Kovid-19 u rivendos edhe në Kovid qendrën, e furnizuar plotësisht me oksigjen, ku trajtoheshin pacientët Kovid-19.

“Dua t’ju uroj edhe drejtorit edhe anëtarëve të tjerë të kolegjiumit profesionist për punën e tyre të përkushtuar.

Do të vazhdojmë t’i mbështesim ata në të gjitha përpjekjet e tyre”, shtoi Filipçe.

Drejtori i Klinikës për Traumatologji, sëmundje ortopedike, anestezi, reanimacion dhe kujdes intensiv dhe qendra emergjente (TSOARKIQE), asistent dr. Aleksandar Trajovski tha se ai është i përkushtuar që kolegët e tij që merren me patologji onkologjike të kenë mbështetjen e tij.

Udhëheqësi i Klinikës për ortopedi, dr. Dalip Jahja, tha se nga java e kaluar është hapur reparti I rinovuar i Klinikës, ku janë të akomoduar pacientë me sëmundje malinje të sistemit osteoartikular.

Udhëheqësi i Repartit për onkologji ortopedike me transplantim të indeve të eshtrave, prof. dr. Milan Samarxhiski theksoi se ata trajtojnë sarkomat, gjegjësisht tumoret malinje të indeve lidhëse, si dhe metastazat e kockave nga kanceri. Sarkomat, theksoi ai, janë shumë vdekjeprurëse dhe nëse lihen të patrajtuar brenda dy deri në tre vjet, 100 përqind e pacientëve do të vdesin.

Potencon se në diagnostifikimin dhe trajtimin e tyre marrin pjesë një ortoped, kirurg ortoped, patolog, onkolog, radiolog dhe ulet gabimi gjegjësisht lëshimet në mjekim dhe rritet efikasiteti.