Gjykata e Apelit e pranoi ankesën e PSP-së në vendimin e Gjykatës Penale, me të cilin ish drejtori i DSK-së ishte përjashtuar nga aktakuza për rastin “Tortura”, konfirmuan për MIA-n nga Gjykata.
Duke vepruar rreth ankesës së PSP-së, Gjykata e Apelit i ridrejtoi vendimin e shkallës së parë dhe e aprovoi aktakuzën kundër Sasho Mijallkovit

Në lëndën “Tortura” janë të akuzuar ish njeriu i parë i njësitit “Alfa” Ivica Antrevski – Puki dhe pesë pjesëtarë të njësitit për arrestimin e Boshkovskit.

Në këtë procedurë, fillimisht nga PSP-së i dyshuar i pari ishte Mijallkov, por Gjykata Penale vendosi t’u gjukohet vetëm gjashtë pjesëtarëve nga njësiti “Alfat”, por jo edhe të ish njeriut të parë të DSK-së.

Për këtë vendim PSP-ja parashtroi ankesë deri te Gjykata e Apelit.

“Tortura” ka të bëjë me mënyrën e privimit nga liria të liderit të Bashkuar për Maqedoni dhe ish ministër i Punëve të Brendshme Lube Boshkovski më 6 qershor të vitit 2011, një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.