Një avion i kompanisë ajrore ‘Jubba Airways’ është rrëzuar gjatë uljes në aeroportin e kryeqytetit të Somalisë, Mogadishu, njoftuan autoritetet e aeroportit, duke theksuar se të 30 pasagjerët janë evakuuar në mënyrë të sigurt, transmeton Anadolu Agency (AA).

Avioni, i cili po fluturonte nga Baido për në kryeqytet, u rrëzua jashtë aeroportit ndërkombëtar të kryeqytetit Mogadishu dhe më pas mori flakë.

Zjarrfikësit shuan zjarrin, ndërsa pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë avionin e tipit ‘Fokker 50’ me kokë poshtë.

Sipas autoriteteve të aeroportit, të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi u shpëtuan.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit.