Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) i ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës, të cilat do të shënojnë rritje.

Sipas vendimit të KRRE-së, çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 3.50 denarë dhe do të kushtoj 54.00 denarë për litër, çmimi i EUROSUPER BS-98 rritet për 3.50 denarë dhe do të kushtojë 56.00 denarë për litër.

Ndërsa çmimi i EURODIESEL rritet për 3.50 denarë dhe do të kushtojë 45.50 denarë për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga mesnata e sotme dhe do të zgjasin deri në javën e ardhshme.