Çmimet e pasurive të patundshme në tremujorin e tretë të këtij viti në vend u rritën për 21,2 për qind, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Në periudhën korrik-shtator të këtij viti, krahasuar me tre muajt e mëparshëm, rritja e çmimeve të pasurive të patundshme është për 4,7 për qind, sipas të dhënave të Bankës Popullore.

Në tremujorin e dytë të këtij viti, çmimet e apartamenteve shënuan rritje vjetore prej 16,5 për qind, respektivisht nga 6,8 për qind në nivel tremujor, përderisa në tremujorin e parë ka pasur edhe rritje në nivel vjetor prej 12,4 për qind, respektivisht nga 2,9 në nivel tremujor.

Enti shtetëror për statistikë ka njoftuar më herët se në shtator të këtij viti janë dhënë 318 leje ndërtimi, për 28,2 për qind më shumë krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar. Nga lejet e dhëna të ndërtimit,184 (57,9 për qind) janë për ndërtesa të larta, 35 (11 për qind) nga ndërtimi i objekteve të ulëta, ndërsa 99 (31,1 për qind) janë objekte për rikonstruim.

Në periudhën raportuese është planifikuar ndërtimi i 618 banesave, me një sipërfaqe totale të shfrytëzueshme prej 56,849 metra katrorë. Më së shumti banesa do të ndërtohen në rajonin e Shkupit, 216, prej të cilave 196 janë në Komunën e Gazi Babës. Ndër komunat me numër më të madh të banesave të reja të planifikuara janë Strumica – 87, Gjevgjelia – 86, Gostivari – 76, Dibra – 40.