Rritet numri i personave të prekur nga gripi. Nga fillimi i këtij muaji janë regjistruar 7.807 qytetarë të cilët janë sëmurë prej gripit. Sipas Institutit të shëndetit publik, ka madje tetë herë më shumë të sëmurë sesa periudha e njëjtë të vitit të kaluar.

“Momentalisht në Poliklinikën “Bit Pazar” në ambulancën tonë vijnë pacientë me simptoma të gripit, virozë me temperaturë të rritur, me kollitje, me trup të këputur, që i ngjan gripit”, tha Novica Mitanovska, mjeke amë.

Edhe qytetarët thonë se rreth tyre kanë vërejtur rritje të të sëmurëve me grip.

“Mjaft të sëmurë ka. Edhe moti është ashtu, nuk bie borë, duhet të kthjellohet. Unë punoj në shkollë, shumica e nxënësve janë në shtëpi… Pak është vështirë, ka shumë të sëmurë”.

“Si të mbrohemi?! Në shtëpi me çaj, të mos dalim jashtë, të ajrohet pak… Kjo është”.

“Farmacistët të cilët janë punësuar në barnatoret thonë se numri i pacientëve me simptoma të gripit të cilët vijnë të marrin terapi antibiotikësh është rritur shumë”.

Nga Komisioni i Sëmundjeve ngjitëse rekomanduan dezinfektim thelbësor i të gjitha çerdheve dhe shkollave, si dhe të të gjitha Institucioneve publike shëndetësore ku ka pacientë të hospitalizuar.