Rruga e cila lidh dy fshatrat Matejç dhe Ropalcë në komunën e Likovës është në gjendje të mjerueshme, gjithandej shihen gropa dhe baltë, ndërkohë që në të kalojnë banorët e fshatrave por edhe nxënësit e shkollave fillore, shkruan Alsat-M.

“Në fshatin Matejç është investuar shumë, dy vitet e fundit investimet kanë arritur 720 mijë euro, komuna gjithmonë po mbaron punët që duhet, ne nuk kemi ingerenca të intervenojmë në atë rrugë sepse është çështje e shtetit, kjo është rrugë regjionale dhe agjencia e rrugëve duhet të asfaltojë atë”, kështu ka deklaruar Dije Arifi nga sektori për urganizëm në komunën e Likovës.