Rrugë e pa pastruar mirë, makina të bllokuara dhe banorë që përpiqen vetë të hapin hyrjet për tek vilat e tyre. Kjo ishte sot pamja e një pjese të lagjes së vilave në Kodër të Diellit. Banorët ankohen se, komuna nuk e ka pastruar si duhet rrugën.

Mbrëmë kaloi dy herë dhe vetëm lartë e mbante atë lugën. Atë të madhin me qëllim e kanë prishur dhe nuk është pastër, ja e shihni vet ju a mbetët këtu. Lartë atje nuk ka shans të ngjitesh katastrofë është ajo”.

Normalisht shiheni si e pastroj unë dhe do vij dikush do parkohet aty dhe nuk e shohin se duhet me dalë me makinë se e kam brenda makinën. Këto reshje kanë dështuar se të pa parashikuara si gjithnjë, kulmi i dimrit ata thonë kemi dështuar me reshjet. Por nuk është punë befasie, por punë mungese organizimi”.

Nga ana tjetër, përgjegjësi për mirëmbajtjen e rrugës tek vilat në Kodër të Diellit, Hasan Ameti, thotë se pengesë përbën reshja e vazhdueshme e borës.

Kemi kalua mbrëmë por borë e madhe ka qenë, 60 centimetra. Eskavatori nuk mundej që ta shtyj. Prej tre deri në shtat në mbrëmje kemi pastruar, bile krejt trupi më dhemb. Por edhe veturat i lënë në rrugë s`kanë ku i parkojnë, po presim atë ekskavatorin e madh, momentalisht e pres jam me kazmën në dorë. Duhet momentalisht të vjen se mbrëmë pati një rast vdekje në Shipkovicë dhe e dërguam atje ekskavatorin. Kaloi një herë por na ndaluan pronarët se tepër i rëndë dhe plasin kanalizimet ujërat – tha Hasan Ameti, Përgjegjësi për mirëmbajtje.

E përderisa bora përbën problem për lëvizjen e banorëve në këtë pjesë periferike, asaj i janë gëzuar fëmijët. /Alsat M/