Për profesorëshën nga Tetova, si duket “Rrushi u bë i tharët”, kur e kuptoi se as që ishte në kombinim për t’u bërë pjesë e listave të BDI-së, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit.

Edhe pse emri i saj, me javë u lakua si emër i mundshëm për të përfaqësuar listën e kandidatëve për deputet të mundshëm nga radhët e BDI-së, ajo ishte e pafuqishme për t’u imponuar si kandidate serioze për të përfaqësuar këtë subjekt politik në mandatin e ardhshëm 4 vjeçar. Andaj e ndodhur në këtë situatë, ajo nëpërmjet një letre  me plotë gabime drejtshkrimore ju drejtohet bashkëmendintarëve, anëtarëve dhe simpatizantëve të BDI-së.

Ja edhe letra e plotë që profesoresha ju shkruan  bashkëmendintarëve të saj:

Të dashur miq,bashkëmendimtarë, antar dhe simpatizantë të BDIsë, i nderuar kryetar i degës së Tetovës, Dr. Florin Besimi dhe kryesia e degës pranoni mirnjohjen time për nominim si kandidate për deputete në njësinë zgjedhore 6.

Ndjehem tejet e vlersuar dhe e privilegjuar të jem e konsideruar si gjenerata e re që sjell rritje të trupit votues dhe besueshmërinë në kapacitetet e reja partiake.

Për arsye profesionale përcaktohem që të mos kandidohem.

Nuk do të rresht së qenurit në krah dhe përkrahje të Ali Ahmetit, të BDIsë, frymës së re progresiste, pozitive dhe fushatës së civilizuar që do të jete porosia më e fuqishme e Shqiptarëve për qendrat vendimarrëse.

Sigurisht, një lobiste dhe përkrahëse fanatike e parimit, e perfaqësimit dinjitoz të shqiptarëve në detyrat publike , përkrahëse e Tetovës tonë dhe antarsisë së zakonshme të partisë.

Edhe njeher, faleminderit

Shihemi bashkë në fushatë

#FITORE

Përzemersisht e juaja,

Elita Masha