Policia rumune tha dje se grabitësit kishin hyrë me thyerje në një prej kështjellave më spektakolare të Rumanisë dhe vodhën rreth 40,000 dollarë nga zyra e biletave.

Policia e Hunedoara tha se rojet kishin zbuluar vjedhjen në kështjellën e Corvin në Transilvani mëngjesin e të martës.

Ata thanë se hajdutët kishin marrë rreth 170,000 lei (40,800 dollarë), nga biletat e shitura gjatë fundjavës. Kështjella e shekullit të 15-të në perëndim të Rumanisë është një atraksionet kryesore turistike të vendit dhe një vendndodhje e njohur për xhirimin e filmave dhe dokumentarëve.