Ish-ministri i Arsimit në Maqedoni, Sulejman Rushiti ka konfirmuar për Telegrafi Maqedoni se do të garojë për kryetar të Komunës së Gostivarit, në zgjedhjet lokale që duhet të mbahen më 15 tetor të këtij viti.

Rushiti për Telegrafi Maqedoni ka thënë se do të jetë në garë pasi kjo është kërkesë e shumë individëve dhe se është shumë e rëndësishme që të fitohet gara për të punuar diçka më shumë.

Përndryshe, Rushiti duket se do ketë në garë kundërkandidat edhe kandidatin nga BDI-ja Nevzat Bejtën por edhe nga parti tjera, të cilat ende nuk i kanë konfirmuar lëvizjet e tyre.