Tensionet mes Rusisë dhe Finlandës po rriten. Ministria e Jashtme e Kremlinit njoftoi të enjten dëbimin e nëntë diplomatëve finlandezë si përgjigje ndaj një mase të ngjashme të marrë nga qeveria e Helsinkit qershorin e kaluar.

“Ambasadori u informua se në lidhje me dëbimin nga Finlanda në qershorin e kaluar të nëntë punonjësve të Ambasadës Ruse dhe konsullatës së saj, nëntë punonjës të Ambasadës Finlandeze dhe konsullatës së saj të përgjithshme në Shën Pjetërburg u shpallën persona non grata”, thotë nota zyrtare nga Punët e Jashtme.
Por, masat e marra ndaj Finlandës nuk mbarojnë me kaq. Në përgjigje të “veprimeve konfrontuese” që Moska konsideron se Helnsinki ka kryer, Kremlini ka vendosur të tërheqë autorizimin për funksionimin e konsullatës finlandeze në qytetin rus të Shën Pjetërburgut nga 1 tetori.
“U tregua se parametrat e hyrjes së Finlandës në NATO që po diskutohen tani paraqesin një kërcënim për sigurinë e Federatës Ruse”, thuhet në shënimin ministror.