Vaksina kundër gripit sezonal do të sigurojë mbrojtje nga vjeshta e paparashikuar e cila po paralajmërohet.

Mjeku Viktor Isijanovski thotë se imunizimi nga gripi sezonal do të parandalojë pasoja më të rënda nëse gripi përzihet me korona virusin. Koha më e mirë për të marë këtë vaksinë është muaji shtator, transmeton Zhurnal.

Sipas paralajmërimeve nga Ministria e Shëndetësisë, sivjet do të blehen një numër i madh i vaksinave dhe do të përfshihen disa grupe të rrezikuara.

Dr. Isijanovski thotë se si anëtar i komisionit për sëmundje ngjitëse ka propozuar rritje të numrit të qendrave për imunizim. Nëvend se tre si në të kaluarën, sivjet në funksion të jenë 5 pika për vaksinim, për shërbim më efikas të qytetarëve.

Autoritetet shëndetësore presin një angazhim të rritur të punonjësve shëndetësor këtë vjeshtë, kur pritet qytetarët të kërkojnë ndihmë mjekësore gjatë sezonës së virusit dhe ftohjeve, dhe gjatë kohës së pandemisë me korona.

Për t’u ulur paqartësia në zbulimimin e arsyeve për sëmundjen, përfshihet edhe opinioni që kanë njohuri.

Në ASHAM punohet në testet me të cilat vërtetohet nëse pacienti është infektuar me korona virus apo thjeshtë është një grip sezonal. Sipas akademikëve të cilët punojnë në këtë problematikë, gjenetika luan rol të madh nëse pasojat nga infektimi me covid 19 do të jenë fatale apo jo.///Zhurnal.mk