Në analizën e TV21 bëmë edhe sublimim të shpenzimeve rrugore për vitin 2023. Lista është në vijim: Jadranka Pockova, mbetet në vendin e parë me 676 mijë denarë brenda një viti. Në vendin e dytën është Lubica Spasova nga LSDM me 613 mijë denarë, në vendin e tretë Mile Talevski njëjtë si në dy prezantimet e mëparshme me 602 mijë denarë. Në pozitën e katërt është deputetja e LSDM-së nga njësia e pestë zgjedhore Marija Koçovska e cila brenda vitit ka shpenzuar 556 mijë denarë, pastaj vijon Pançe Minov nga VMRO-DPMNE me 551 mijë denarë për 2023.

Ajo që tani parashtrohet si pyetje , për shkak se sot po zgjidhet qeveria teknike, është se çfarë do të bëhet më tutje? Më 28 janar votohet Qeveria teknike dhe kjo duhet të ndodhë para mesnate që të respektohet afati ligjor prej 100 ditëve para zgjedhjeve. Në mes të janarit pritet që kuvendi ta përfundojë këtë mandat dhe të shpallen zgjedhjet pas çka kuvendi do të shpërbëhet. Më 24 prill do të votojmë për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ndërsa më 8 maj për zgjedhjet parlamentare. Më 12 maj pritet, që pas përfundimit të procesit zgjedhor, të bëhet inaugurimi i presidentit ndërsa më 28 maj të konstituohet përbërja e re parlamentare dhe të shohim se si do të grupohen forcat.