Nga Mentor LLUGALIU

Zgjedhja e Talat Xhaferit kryeministër të një qeverie teknike në Maqedoninë e Veriut as nuk është historike e as automatikisht në funksion të forcimit të faktorit shqiptar në rajon.
Zgjedhja e një shqiptari në krye të qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut është puro simbolike. Shumë ma rëndësishme u kanë zgjedhja e tij kryeperlamentar me kompetenca të plota kushtetuese.

Kësaj “date historike” po i dhajnë publicitet enorm bartësit kryesor të mediave të Kosovës, ata që ndër vite janë kanë shërbëtor të politikanëve që Kosovën e patën shndërru në vatër të hajnisë, plaçkitjes e korrupsionit, pastaj e patën shndërru Kosovën në një regjion të ndarë ku në 20% të saj nuk mund të hyje pa lejen e Radojçiqit.

Po të njëjtit bartës të mediave që sot luanin rolin e patriotëve duke festu me Ali Ahmetin, po të njëtit çdo ditë të lume para sulmot terrorist të Serbisë në Banjskë bënin thirrje publike për me i lëshu pe kërkesave kriminale të Serbisë ndaj Kosovës. Madje Kadriatiku i Klanit ka funksionu zyrtarisht me letra të Serbisë. Kur u zbulu, dha dorëheqje sa për sy e faqe.

Sot ky kor mediatik i prirë nga Batan Stanishiqi e Kadriatiku janë shku në Maqedoninë e Veriut, jo për që janë gëzu që u zgjedh një shqiptar në krye të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, po për me ia rritë popullaritetin një shqiptari tjetër, në funksion të dobësimit të popullaritetit të Albin Kurtit. Këta miq funksionojnë me agjenda të planfikume saktë. Ma së paku i lidhë diçka me shqiptari.

Prandaj për asnjë çast nuk u ekzaltova e as emocionova që një shqiptar u zgjedh çka u zgjedh. Sidomos jo kur e pashë Batan Stanishiqin aty. Nuk mundesh me kanë edhe mik i kriminelit Vuqiq edhe me u gëzu diçka për shqiptarët.

Për më tepër në atë takim ku ishin këta të Kosovës më së paku foli kryeministri Xhaferi, e më së shumti Ali Ahmeti. Talati ma çojke mallin e Dullës në Kosovë, kur e nominojshin kryeminstër a Isa folke në emër të tij.

Gjithsesi shije ekstrem të keqe më la ambienti me tym duhani, e pastaj Ali Ahmeti duke këndu kangë folklorike kinse duke festu diçka historike.
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë nevojë për të drejta të barabarta, për pjesëmarrje proporcionale në vendimarrje, për marrje të përgjegjësisë po edhe për marrje proporcionale të të mirave që iu ofron shteti qytetarëve. Qytetarët shqiptar atje kanë nevojë për mirëqenie, për shkollim e shërbime cilësore, për me jetu dinjitetshëm në vatrat e tyne.
Pordhat folklorike të përziera me tym duhani e primitivizma le ti pin Batani me Kadriatikun!