Sa herë mund ta kemi thënë me shaka kur e kemi parë veten keq financiarisht se “do shesim veshkën”?

Shumë herë e pranojmë, por nëse për ne ka qenë thjesht shaka, disa të tjerë e kanë bërë me të vërtetë. Shumë njerëz, të gjendur përballë vështirësive të ndryshme, kanë zgjedhur që të shesin organet e trupit, kundrejt një shume të konsideruar parash. Por a e keni menduar ndonjëherë se sa kushtojnë ato në tregun e zi?

Çmimet e disa prej tyre janë ekstremisht shumë të lira, aq sa nuk ia vlen t’i shesësh, e ndërsa të tjera janë shumë të shtrenjta, si psh veshka.

Më poshtë po ju sjellim një listë të organeve dhe çmimet e tyre

Një palë mollëza të syve: 1.525 dollarë

Lëkura e kokës: 607 dollarë

Shpatulla: 500 dollarë

Zemra: 119,000 dollarë

Mëlçia: 157,000 dollarë

Dora dhe parakrahu: 385 dollarë

Shpretka: 508 dollarë

Stomaku: 508 dollarë

Zorrë e hollë: 2,519 dollarë

Veshka: 262,000 dollarë

Lëkura: 10 dollarë për inç katror