Kërkesa për ndihmë   e Lëvizjes BESA nga  LSDM-ja për të shkatërruar shqiptarët e BDI-së dhe Ali Ahmetin për analistin Urim Saliu është betejë për qëllime të errëta.

Disa qëllime janë të destinuara të dështojnë dhe në politikë kjo ka një çmim. Në politikë ka garë, ka zgjedhje dhe aty duhet të bindësh zgjedhësit që të të japin mbështetjen. Çdo qëllim tjetër për t’a mundur kundërshtarin politik me qëllime krejtësisht të errëta, atëherë kjo nuk është më betejë politike, por merr dimensione tjera” thotë Saliu

Saliu thotë se një qeveri duhet të ketë një opozitë të fuqishme që duhet ta atakojë pandërprerë por edhe kjo ka një strategji se si duhet bërë. BDI mbetet një subjekt që duhet mundur dhe nëse një opozitë e ka një qëllim ta bëjë këtë , ka shumë forma për t’ia marrë pushtetin që gjithsesi nuk është i përjetshëm. Por nëse qëllimi është të krijosh armiq politik për dallim nga kundërshtarë politik kjo kap një dimension tjetër, kjo ka një dallim thelbësorë.

Analisti Saliu shprehet se nëse BESA tenton që përmes qëllimeve të ulëta ta zhbëjë BDI-në, atë nuk ta bëjë.

Pra tjetër është armik politik dhe tjetër kundërshtarë politik Nëse BESA si parti e dytë shqiptare do të tentojë përmes qëllimeve të ulëta , që shkojnë aq larg sa nuk korrespondojnë më qëllimin përse konkurron në politik , pra përmes fronteve të ndryshme të tentojë ta zhbëjë nga skena politike BDI-në , këtë nuk do të mund ta bëjë sepse do ta mund vetvetja pastaj. Nëse përmes konkurrencës politike dhe përmes paraqitjes së vazhdueshme të gabimeve që ka bërë BDI gjatë qeverisjes , për ta mundur politikisht BDI-në atëherë kjo është tjetër gjë. Në fund të fundit për qytetarët pak rëndësi ka kush i udhëheq por si e bën këtë” thotë Saliu duke shtuar se nëse Gashi ka kërkuar ndihmë nga LSDM-ja është e papranueshme.

Nëse është e vërtetë se Afrim Gashi kërkon ndihmë nga një subjekt jo shqiptarë për ta shkatërruar një parti shqiptare kjo është e papranueshme ashtu siç do ishte e papranueshme këtë ta bënte vetë BDI kundër Besës apo kujtdo subjekti tjetër politik shqiptarë. Shqiptarët janë përpara një procesi të ndërlikuar politik sa më së shumti kanë nevojë për një unitet politik që ta mundin këtë politikë thellësisht diskriminuese dhe qëllimkeqe maqedonase ndaj nesh. Luftoni për pushtet, mundeni kundërshtarët por jo ti trajtoni ata armiq dhe me forma dhe qëllime të prapambetura të tentoni t’i rrëzoni nga froni politik. Kemi nevojë për politikë të re , për njerëz të rinj që kanë alternativa demokratike dhe civilizuese dhe jo tentime rrënuese për të arritur qëllimin politik”,tha z.Saliu për Tetovasot.