Urim Salihu

Një anketë e fundit i tregoi LSDM së, fillimin e fundit.Këtë fundosje nuk e ka nga BDI por nga mashtrimi i madh ,premtimet e parealizuara dhe mënyra tinëzare si e bëri qeverinë.LSDM në fakt luajti me partitë shqiptare.Më parë këtë e bëri përmes ASH -së .Atë e flijoi gjatë rrugës së qeverisjes.ASH në e përdori dhe pasi e konsolidoi qeverinë e përjashtoi në mënyrë arbitrare .LSDM luajti edhe me BDI në e cila ndonëse më e paktë me numër deputetësh kishte mundësinë për shkak të matematikave t’ia tregonte derën që moti.Por partitë shqiptare e kanë humbur Unin e tyre dhe s’kanë më asnjë grimcë “rebelimi”kundër politikave tinëzare maqedonase dhe BDI moti e ka humbur këtë rebelim.LSDM, së fundmi po tenton t’a përdor PDSH -në,lideri i së cilës na mësoi për kaq kohë se si nuk duhet t’a duash LSDM .
Lsdm mendon se shqiptarët janë naivë dhe do bien si në grackën e para tre vitesh kur i dhanë mijëra vota një subjekti që e ka ndryshuar thelbin por jo gjenezën.
LSDM kërkon “aleatë “të rinj shqiptarë por Alternativa e ka humbur busullën derisa në mbrëmje thotë se ka hyrë në qeveri për shkak se aty është LSDM dhe jo BDI ndërsa në mëngjes do që të bëhet me Aleancën bashkë.Besa akoma nuk përcaktohet qartë me cilën parti do bëjë koalicion .Pra partia maqedonase në fakt nuk është se preferon një subjekt shqiptarë,por do t’a shndërrojë atë në një të ashtuquajtur revolucion laraman dhe një mashtrim para ndërkombëtarëve për “evropianizimin”e shtetit dhe multietnicitetin që fund e krye është fallso a në momentin kur i forcon pozitat,ajo s’pyet askënd.Akoma më keq kjo parti qeverisëse maqedonase partitë shqiptare i neutralizoi me një copë pushtet dhe më pas i izoloi që të gjitha .Ua mbylli gojën dhe horizontet politike nëse i kishin .

Mes këtyre rrënojash politike po kalon ky dimër i ashpër politik ku partitë shqiptare të shumta në numër dhe të pakta në veprim politik dhe ide do manipulohen edhe kësaj rradhe nga partitë maqedonase që në qeverisje i mbajnë si dekor ndërsa akoma qytetarët shqiptarë jetojnë në geto ,izolim dhe mendojnë si të ikin e të shpëtojnë.