Senatori nga Vermonti, Berni Sanders, ka kërkuar sot nga demokratët që të votojnë për rivalen e tij Hillary Clinton në mënyrë që ta pengojnë kandidatin e republikanëve Donald Tramp në rrugën e tij drejt Shtëpisë së Bardhë.

“Duhet ta mundim Donald Trampin. Duhet ta zgjedhim Hilari Klinton dhe Tim Kejn”, ka thënë senatori Sanders disa ora para mbajtjes së Konventës të Partisë Demokratike, transmeton AFP.

“Tramp është hileqar dhe demagog”, ka thënë Sanders, ndërsa thirrja e tij për ta mbështetur Klintonin ka hasur në pakënaqësi tek një grup prej qindra simpatizantë të demokratëve të cilët kanë vërshëllyer dhe brohoritur “E duam Bernin”.