Premtimi parazgjedhor i kreut të Sarajit për ndërtimin e një Poliklinike në këtë Komunë, për momentin mbetet vetëm në letër. Edhe pse autoritetet premtuan se punimet për ndërtimin e objektit të Poliklinikës do të fillojnë në vitin 2018, vendi i paraparë për këtë projekt ende është bosh. Kreu i Sarajit Blerim Bexheti shfajësohet duke thënë se ngecja është tek ministria e Shëndetësisë e cila mbulon financiarisht realizimin e projektit, dhe se nga ana e tyre gjithçka është gati.

Komuna e Sarajit bashkë me ministrinë e Shëndetësisë ka rrumbullakësuar të gjitha procedurat teknike që kanë të bëjnë me parakushtet me aktin final të dhënies lejes. Ministria e Shëndetësisë e ka dërguar për pëlqim në ministrinë e Transportit konform procedurave ligjore dhe nëse përgjigja do jetë shpejtë, plotësohet edhe kushti i fundit që MSH ta dorëzon projektin në komunë dhe që të japim leje ndërtimi që pastaj të bëhet shpallja publike për ndërtimin e Poliklinikës. 3:20 Ajo që është varë nga ne, në kohën e duhur të gjitha detyrimet i kemi kry- deklaroi Blerim Bexheti, Kryetar i Komunës së Sarajit.

Banorët e Sarajit thonë se për to është tejet e nevojshme që në komunën e tyre të kenë një Poliklinikë, me qëllim që të mos udhëtojnë deri në Gjorçe Petrov, apo deri në Klinikën “Nënë Tereza”

Një ambulancë e kemi nën urën e Sarajit, larg na vjen. Ka njerëz të cilët i marri fëmijët në dorë dhe deri atje si shkon? Ajo nuk punon natën…

Nevoja është shumë e madhe, këto janë gjëra elementare, janë të domosdoshme. Nuk është diçka luksoze, diçka për qef apo për të mirën e rinisë. Është diçka e cila i nevojitet çdo populli, çdo fshati, çdo vendi. Sidomos një komunë e cila përfshinë një numër kaq të madh të banorëve, është tepër e nevojshme. Dikush shkon deri në Gjorçe, dikush shkon deri në Shkup. Ajo i ka vështirësitë e veta sigurisht, natën ditën këto janë nevoja tepër të mëdha”.

Në projekt është por kur do të bëhet nuk e di.. është dashtë prej më herët të ndërtohet por nuk e di… është çështje e Komunës”.

Poliklinika është paraparë të ndërtohet me mjete buxhetore, në vlerë prej rreth 40 milion denarë. Sipërfaqja ku është paraparë të shtrihet objekti është 30 mijë metr katror. Komuna e Sarajit është ndër komunat më të mëdha të vendit, e cila ka mbi 42 mijë banorë.