Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës kërkon nga instiucionet përkatëse dhe qeveria të zgjidhet urgjentisht problemi me mos vazhdimin e kontratave të punonjësëve në disa çerdhet edhe përkundër pajtimit të dhënë nga ministria e punës dhe politikës sociale për të vazhduar me punë.

Kryetari i SASHK-ut Joakim Nedelkov informoi se edukatoreve kontrata e punës nuk u është vazhduar në çerdhet e qytetit të Ohrit, Prillepit, Kratovës, Shtipit dhe Probishtipit. 

“Institucionet përkatëse duhet të gjejn zgjidhje për këtë problem sepse kemi informacione që një pjesë e kolegëve tonë të cilat më herët kanë marr pajtimin e ministrisë së punës dhe politikës sociale për vazhdimin e kontratave të tyre të punës tashmë janë larguar nga çerdhet dhe në vend të tyre janë punësuar persona tjerë”, tha Joakim Nedelkov, Kryetar i SASHK-ut.

SHASHK-u gjithashtu kërkon nga Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe komunat që të bëjnë transformimin e brendshëm të vendeve të punës së edukatorëve të cilat vite me rradh presin vendimin e duhur si edukatore. Nga kjo sindikatë u ofrojnë ndihmë juridike falas të gjtihë personave të përjshtuar nga puna në këto vende. Edhe VMRO-DPMNE kërkon vazhdimin e kontratave të punës së edukatoreve.