Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SAShK) do të zhvillojë një raund të ri negociatash. Siç njoftoi javën e kaluar Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), për sot (17 maj) është dakorduar takim i ri i përfaqësuesve të Ministrisë dhe Sindikatës, transmeton Portalb.mk.

Në mbledhjen e fundit, siç njoftoi MPPS-ja, është diskutuar për kërkesat që kanë qenë pjesë e vendimit për grevë të punëtorëve në çerdhe, si dhe për pagesën e pagave për periudhën kur ka mbahej grevë.

Për sot, sipas njoftimeve, do të vazhdojë dialogu për të gjetur një zgjidhje që do të jetë brenda rregulloreve ligjore.

Një nga temat që dy palët po diskutojnë është marrëveshje e re kolektive për të punësuarit në institucionet parashkollore, për të cilët ajo aktuale skadon në qershor.

SASHK zhvillon bisedime edhe me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH), me të cilën takimi i fundit ishte të premten e kaluar (13 maj). Në këtë datë, kryetari i Sindikatës, Jakim Nedelkov, tha se në përgjithësi disa qëndrime janë harmonizuar, por se ende nuk mund të premtojë se do të arrihet marrëveshje përfundimtare.

Nëse greva do të riaktivizohet, tha ai, do të varet nga rezultatet e negociatave apo nga rekomandimet e shkruara nga ndërmjetësi që është caktuar për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjes. Siç ka paralajmëruar Nedelkov, çështja e negociatave dhe nëse do të ketë zgjidhje duhet të përfundojë këtë javë.

Kujtojmmë se, greva e përgjithshme në shkolla dhe kopshte në vend, e cila filloi më 11 prill, u ndërpre më 28 prill kur SASHK-u u njoftua nga MPPS për dispozitën ligjore prej maksimumi 20 ditësh për pajtim me ndërmjetësimin e një pajtues.

Kreu i SASHK-ut, Jakim Nedelkov, atëherë paralajmëruar se greva do të riaktivizohet nëse nuk i harmonizojnë qëndrimet e tyre me ministritë resore për kërkesat e tyre.

Sindikata organizoi grevën duke kërkuar që pagat në sektorin e arsimit dhe mbrojtjes së fëmijëve të rriten menjëherë për 18.4 për qind, gjegjësisht të jenë në përputhje me rritjen e pagës minimale dhe po ashtu paga minimale të jetë bazë me të cilën do të vendosen koeficientët e kompleksitetit të vendeve të punës. Përveç rritjes në përqindje të pagave, në tryezën e negociatave janë edhe marrëveshjet kolektive në aktivitetet që mbulon Sindikata.

SASHK-u fillimisht e hodhi poshtë kategorikisht rritjen prej 10 për qind të pagave të punëtorëve në çerdhe dhe institucione arsimore, ndërsa anëtarësia sindikale nuk e pranoi as rritjen prej 12 për qind të ofruar nga Qeveria.