Biznesmeni Sead Koçan ishte në seancë dëgjimore në Speciale. Ai erdhi me avokatin Nikolla Dodevski. Në vend që të hyjë në Prokurorinë Speciale Publike, së pari e gabuan derën dhe hynë në një shitore aty afër. Derën Koçanit ia hapi avokati i tij. Kur e panë se kanë hyrë në shitore, shpejt dolën prej aty.Marrja në pyetje e Koçanit zgjati rreth 40 minuta. As ai dhe as Dodevski, i cili është avokat për pothuajse të gjithë të dyshuarit dhe të akuzuarit e Speciales, nuk u ndalën për të dhënë deklaratë. Ata ikën nga kamerat dhe hynë në makinën që i priste.“Për çfarë bëhet fjalë? Nuk kemi asgjë, ishte vizitë procedurale”, u shpreh Nikolla Dodevski, avokat i Sead Koçanit.Sead Koçan dhjetë ditë më parë i shqyrtoi dëshmitë e Speciales kundër tij. Ai është i dyshuari i parë në rastin “Trust”. Sipas dëshmive që i siguroi ekipi i Janevës, Koçan ka formuar një konsorcium dhe me dokumente të rreme ka marrë tender nga shteti me vlerë mbi 17 milionë euro. Përndryshe pronar i “TRANSMET-it” ka qenë në arrati më shumë se dy muaj. Ai e braktisi shtetin kur Gjykata Penale dhe e Apelit i përcaktuan paraburgim. Ai u kthye kur Gjykata Supreme ia shfuqizoi vendimet e gjykatave më të ulëta. Që Koçani mos të kalojë asnjë natë të vetme në burgun e Shutkës, u kujdes edhe kumbari i ish kryeparlamentarit Trajko Veljanoski, apo kreu i ri i Gjykatës së lartë Jovo Vangelovski. Koçan lirinë e bleu me 900 mijë euro garanci, ndërsa gjykata e ngriu pasurinë dhe llogarinë e “Transmetit’.