Sot në Gjykatë Penale do të vazhdojnë gjykimet për lëndët e Prokurorisë Speciale “TNT” dhe “Titanik 3”.

Rasti “TNT” ka të bëjë me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të afaristit Fijat Canoski, ndërsa mesin e të akuzuarve janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit kanë tejkaluar kompetencat dhe për shkak të urrejtjes politike kanë rrënuar kompleksin “Kosmos” në Gazi Babë.

Ndërsa në rastin “Titanik 3” që ka të bëjë me mashtrimet zgjedhore, të akuzuar janë deputeti i BDI-së Ejup Alimi dhe Ismet Guri.

Sipas PSP-së, ata kanë shkatërruar materialin zgjedhor në Komunën e Çairit në zgjedhjet lokale të vitin 2013.