Seanca e gjatë e Kuvendit ku do të diskutohet për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski, e cila u anulua sot, është caktuar të vazhdojë të hënën në orën 11.00. Kjo pikë e rendit të ditës nuk po mund të vazhdojë për shkak se deputetët e VMRO-së kërkojnë të mbajnë fjalime jashtë pikave të rendit të ditës. /SHENJA/