Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seancë do të mbajnë komisionet për politikë të jashtme, transport, lidhje dhe ekologji dhe Komisioni juridiko-ligjdhënës.

Komisioni kuvendor për politikë të jashtme sot duhet ta shqyrtojë ligjin për ratifikim të Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Hungarisë për bashkëpunim policor.

Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji do t’i shqyrtojë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor dhe Propozim-ligjin për orarin e punës të punonjësve mobil në komunikacionin rrugor dhe pajisjet për regjistrim në komunikacionin rrugor.