Seanca gjyqësore për rastin “Transportuesi”, në të cilin i akuzuari i parë është kryetari i Manastirit Vlladimir Talevski, sot duhet të mbahet në Gjykatën Penale të Shkupit.

Seanca paraprake, më 28 shtatori u anulua për shkak të mungesës të të akuzuarës Jasmina Nikiq Desanovska.

Sipas mbrojtjes, e akuzuara Nikiq-Desanovska për shkak të aksidentit rrugor nuk ka mundur me kohë të arrijë nga Manastiri në Shkup. Këshilli gjykues, debatin kryesor e anuloi për sot, për kur, siç njoftojë, do të dërgojë edhe paralajmërim për arrestimin e saj.

Në rastin “Transportuesi” janë të dyshuar Talevski dhe 20 persona të tjerë për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me organizimin e transportit të nxënësve në manastir, me ç’farë është bërë mashtrim rreth 360.000 euro.