Sot në Gjykatën Penale është caktuar seancë e re gjyqësore për rastin “Tanku”, ku të akuzuar janë PPS-ja janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ish ndihmësi i ministrit të MPB-ës, Gjoko Popovski, për blerjen e “Mercedesit” 600 mijë euro.

Ndërsa në seancën e fundit më 15 mars, u dëgjuan tre dëshmitarë, ndërsa gjykatësja vendosi të ndërprejë gjykimin për shkak të mungesës së dëshmitarit të katërt, i cili pritet të dëshmojë sot.