Në tubimin qendror në Zhelinë të koalicionit VLEN, Blerim Sejdiu filloi të brohoriste “Albin Kurti” për disa herë me radhë ku në këtë iu bashkua edhe turma, transmeton TV21.

Sejdiu tha se nuk duhet përmendur shpesh Albin Kurti pasi sipas tij, Artan Grubi mund të pësoj sulm kardiak.

“Kam drojë se mos e përmendi shpesh Albin Kurtin se Artan Grubi mund të pësojë sulm kardiak. Ne nuk do ta keqpërdorim fjalën dhe flamurin Evropian, ne nuk do të keqpërdorim emrin e ShBA-së, ne do të dëshmojmë se jemi për Evropë dhe jemi pro gjithave reformave”, tha Sejdiu.