Sejfullai: Kryeparlamentari të jetë shqiptar, Sela refuzoi postin!

Zëdhënësi i LR-PDSH-së ka komentuar spekulimet se kush duhet të jetë kryeparlamentari i ardhshëm, duke potencuar se e rëndësishme është që ai të jetë shqiptar, pavarësisht cili do të propozohet. Por është shprehur gjithashtu se lideri i LR-PDSH Ziadin Sela ka refuzuar këtë post duke bërë të ditur që nuk e joshin postet.

“Nuk është aq e rëndësishme se cili deputet shqiptar do të ulet në ulësen e kryeparlamentarit, e rëndësishme është që “Aleanca për shqiptarët” ka sjellur dhe do të sjell ndryshime rrënjësore dhe qasje pozitive në skenën politike në Maqedoni. Për hirë të së vërtetës, Aleanca ka refuzuar që në pozitën e kryeparlamentarit të ulet lideri i LR-PDSH-së z.Ziadin Sela. Me këtë dërgojmë një porosi tërë opinionit se: qasja jonë është konceptuale dhe për interesa të gjëra kombëtare dhe qytetare dhe jo qasje individuale dhe për interesa të ngushta”.