Sfidë parazgjedhore Fejsbuku e sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së Lupço Nikolovski. Nikolovski në profilin e tij në Fejsbuk propozon nismë për të cilën thotë se ka për qëllim t’i ofrojë qytetarët e Maqedonisë në rrjetet sociale nga të gjitha komunitetet përmes artit, këngës dhe diversitetit në folklor. Politikani i cili nuk dëshiron politika të përzihet në ofrimin e qytetarëve, të parin e ftoi ministrin e diasporës, Edmond Ademin t’i përgjigjet sfidës.

Lupço Nikolovski, sekretar i përgjithshëm i LSDM-së

“Përshtypje të madhe më bëri kënga “Se do t’i dua” nga qyteti i Korçës. Korça është e njohur për serenadat, ndërsa kjo këngë është interpretuar nga shumë këngëtarë të njohur shqiptarë, në shumë ngjarje, evenimente, gëzime familjare. Atë e ka kënduar edhe këngëtari i njohur nga Struga, Selami Kolonja”.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2576433495911507&id=1723716297849902