Ata që vërtet e dinë se çfarë ndodh në prapaskenën e kuzhinës së një restoranti janë padyshim vetë kuzhinierët por edhe kamarierët, njerëzit që e servirin ushqimin dhe shohin sesi ai gatuhet.

Në website-n  “Reddit”, ku diskutohen shpesh tema të ndryshme janë pyetur kuzhinierët dhe sërvirësit e ushqimit se farë nuk do të porositnin nëse do të shkonin në një restorant.

Një pjesë e mirë thotë se do të shmangin sallatën e cila zakonisht nuk është e freskët, përkundrazi përzihet shpesh me pjesën e ngelur nga ditët e kaluara.  

“Pulë. Kam parë shpesh pulë të pagatuar mirë, kjo sepse kuzhina dhe pak do të mbyllej ose sepse kuzhinieri thjesht ka përtuar”, shkruan njëri prej tyre .

Të tjerë thonë se supa është gjithashtu e ndenjur, ashtu si dhe produktet e peshku, aspak të freskëta.

Pas gjithë këtyre , nuk e di nëse do të shkoj ,më në restorant”, shhkruan dikush në Website