Aleanca për Shqiptarët sonte u ndal në Kërçovë ku edhe në tubimin qëndror u bë prezantimi i kandidatëve për këshilltarë për këtë Komunë, kur dihet se kandidati i vetëm shqiptar për kryetar komune është kryetari aktual nga BDI, Fatmir Dehari. Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në fjalimin e tij porositi që fitorja e Kërçovës nuk duhet të lihet në duart e maqedonëve. Ai iu drejtua edhe liderit të BDI-së Ali Ahmeti dhe e pyeti se çfarë do të bëjë kur të shkojë në Strugë, dhe se a do ta përçajë votën shqiptare.

“Ali e kemi një pyetje publike për ty. Çfarë do të bësh kur të vish në Strugë, do të bësh thirrje për të përçarë apo bashkuar. Ske nevojë të vish sepse shqiptarët janë bashkuar në të gjitha vendbanimet dhe komunat, përfshirë Ohër e Manastir me lista të përbashkëta”, tha më tej Sela.