“Qëndrimi ynë është se PSP është bllokuar nga aktorët e regjimit të mëparshëm, atëherë BDI, e cila është në qeveri, dhe pastaj nga VMRO-DPMNE.

BDI vjedh zgjedhjet për 17 vjet dhe PSP ka vetëm një temë për të. Ligjet që po bëjmë tani, veçanërisht kjo për PSP, nuk duhet të jetë një mekanizëm mbrojtës për krimin e dikujt “, tha Sela.

“Gabimishtë parashtrohet pyetja në opinion se ky është Ligj për Prokurorinë Speciale, realisht ky është ligj i cili në një far forme ia merr autonominë Prokurorisë Speciale. Ne si Aleanca për Shqiptarët jemi për vazhdimin e punës së Prokurorisë Speciale, në pafundësi. Ne mandej jemi edhe për formimin e Gjykatës Speciale e cila do të merret me ankimin e ankesave nga Prokuroria Speciale. Po për Prokurorinë Speciale, por kjo prokurori duhet të dëshmoj nëse është për të luftuar krimin dhe korrupsionin”, deklaroi Zijadin Sela, kryetar i ASH-së, sipas të cilit përgjimet të vazhdojnë të jenë prova materiale dhe për proceset gjyqësore që duhet të zhvillohen në të ardhmen, pa kufizime.