Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, i ka quajtur naive deklaratat e zëvendës kryeministrit Bujar Osmani, i cili gjatë paradites porositi partitë shqiptare të mos bëhen pengesë për anëtarësimin e vendit në NATO.

“Është naive t’i besohet Bujar Osmanit. Është naive të besohet se ne po pengojmë anëtarësimin në NATO. Gjithë opinioni e njeh atë Bujarin si minëstër të Gruevskit dhe i mbanë mend deklaratat e tij kontradiktore. Ne po kërkojmë vetëm atë që na takon, pra që gjuhë shqipe të jetë zyrtare”, tha Sela.

Ai më tej bëri të ditur se gjatë ditës do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev për të diskutuar për amendamentet që ka propozuar partia e tij.

“Askush nuk duhet të frikësohet nga barabarësia e qytetarëve. Ne po kërkojmë që të jemi të barabartë në këtë shtet dhe kjo nuk rrezikon askënd. Kërkesat tona janë të drejta” tha Sela gjatë një konference për media të mbajtur në Kuvend pas takimit me Shefin e Zyrës së NATO-s për lidhje me Maqedoninë, Ambasadorin Zoran Jankoviq.

Duke komentuar amendamentet e ASH-se dhe BESES, zëvendës kryeministri Bujar Osmani, tha se një gjë e tillë mund të jetë si rezultat i mungesës së eksperiencës së këtyre partive.

Sipas Osmanit, dëmi më i madh që mund t’i bëhet shqiptarëve është të krijohet perceptim per ata se pengojnë anëtarësimin në NATO, por ai tha se nuk beson se opozita shqiptare mund të jetë pjesê e kësaj loje. Ai shpreson që procesi për ndryshimet kushtetuese do të rrumbullaksohet me sukses ndonëse, sipas tij, akoma ekzistojnë faktorë që po punojnë për dështimin e këtij procesi të rëndësishëm për Maqedoninë.

“Ka dyshime për një dorë të fshehur i cili tenton ta kompromitojë procesin në ditët e fundit të saj, unë nuk them se partitë politike shqiptare janë pjesë e kësaj dorë të fshehur por ndonjëher nga mos gjetja dhe mos pasja e eksperiencës së mjaftueshme në procese të tilla të ndërlikuara mund të krijoni një percepcion të tillë sherbimin më të keq që mund të ja bëni shqiptarëve në këtë moment para botës është të prezentoheni se shqiptarët janë ata të cilët e pengojnë antarësimin e vendit tnë Nato. Nuk ka interes më të madh kobëtar, shqiptar se sa integrimi i Maqedonisë në NATO. Nuk është ky vetëm interes i vendit por i gjithë shqiptarëve në rajon” u shpreh Osmani./ Gazeta Lajm