Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në Komunën e Strugës dhe poashtu Arben Taravari, kandidati në Komunën e Gostivarit, i paraprijnë garës në këto komuna.

Sipas burimeve të portalit Fol, Sela ka mbi 1 mijë vota përpara Ramiz Merkos së BDI-së dhe kjo ende pa u numëruar të gjitha votat. Ndërsa Arben Taravari poashtu është përpara Nevzat Bejtës nga radhët e BDI-së.

Këto dy komuna janë ndër komunat më të rëndësishme në Maqedoni. Edhe pse këto janë informata jo-zyrtare, Aleanca është pretendente për të fituar edhe në komunat tjera. /Fol/