Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka deklaruar se Aleanca për Shqiptarët do të largohet nga Qeverinë, pas votimi të Ligjit për gjuhën. Ai ka kërkuar nga Zoran Zaev që t’i shkarkoj zv/ministrat dhe nëse nuk e bën këtë ai vet do t’i tërheq.
Ai tha se në plan të parë partia e tij do të vendos në plan interesin e qytetarëve dhe jo interesin partiak.

“Do të jemi pjesë e Qeverisë deri sa të votohet Ligji për gjuhët. Shpresoj se dot ë votohet sot, dhe nga ai moment Aleanca nuk do të jetë pjesë e kësaj qeverisja”, tha Sela ndër të tjera.