Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, nëpërmjet një konference për shtyp është deklaruar në lidhje me situatën e krijuar në fshatin Siniçan. Ai ka bërë thirrje që të largohet policia e urdhëruar nga Agim Nuhiu dhe ti mundësohet banorëve sjellja e ujit të pijshëm:

Sot këtë konferencë për shtyp e kemi thirrur në lidhje me ndodhitë e mbrëmshme. Sidomos për rastin e mbrëmshëm ku një fshat i tërë në kërkim të ujit të pijshëm është duke protestuar dhe ka gdhirë në mal aty ku janë burimet e ujit. Fjalën e kam për banorët e fshatit Siniçan dhe problemet me ujin e pijshëm që ato kanë në Komunën e Bogovinës. Se Maqedonisë së Veriut, i mungojnë institucione që do ta vetëshërojnë sistemin kjo nuk është risi sepse të gjithë qytetarët e dinë se në çfarë situatash ka kaluar sistemi i së drejtës. Por risia është se Maqedonia e Veriut çdo ditë po shndërrohet në shtet policor. Është skandal kur prokurori i cili është i thirrur për ti zgjedhur çështjet i jep policisë urdhër që të largohen sepse janë padrejtësisht aty sepse nuk ua mundësojnë ujin e pijshëm qytetarëve, policia vazhdon që tash e në këto momente të ua pamundësoj banorëve të Siniçanit të furnizohen me ujë të pijshëm. Shfrytëzoj rastin që ti bëj thirrje atij Ministri të Punëve të Brendshme që sa herë i bie radha të bëhet ministër shqiptarët përballen me probleme, që urgjentisht ti largojnë policët nga burimet në mënyrë që të lirohet uji i pijshëm për banorët e Siniçanit.