Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela pas takimit me shefin e Zyrës së NATO-së në Shkup në një prononcim për opinionin ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend rreth ndryshimeve kushtetuese ku deklaroi: “Kërkesat e Aleancës që kanë të bëjnë me ndryshimet kushtetuese sidomos në pjesën e shtetësisë dhe gjuhës shqipe, vlerësojmë se janë legjitime, shumë të drejta dhe mbi të gjitha në funksion të stabilitetit të brendshëm të vendit dhe rajonit në përgjithësi.
Ne kemi parashtruar amandamemtet tona dhe presim fillimin e debatit rreth çështjeve në fjalë. Kanë mbetur edhe pak ditë deri në fillimin e debatit, mundësit egzistojnë ende për të biseduar rreth këtyre çështjeve që sipas nesh janë me rëndësi të veçantë për shqiptarët në Maqedoni”.

Ndryshe sot pritet që Sela të takohet edhe me Kryeministrin Zaev për të biseduar rreth kërkesave të Aleancës lidhur me ndryshimet kushtetuese që janë në proces e sipër në Kuvend.