Kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela në emisionin 10 minuta të TV21 deklaroi se Maqedonia nuk ka kohë për të humbur dhe duhet që sa më shpejt të formojë qeveri stabile politike. Sipas tij zgjedhjet e reja nuk do të ishin zgjidhje e problemeve, por do të thellonin akoma më shumë krizën. Sela shtoi se shumë shpejt duhet të ketë qasje serioze që qeveria e ardhshme të sheh mundësinë për të ndryshuar emrin e shtetit që Maqedonia të bëhet pjesë e strukturave euroatlantike.

Kryetari i LR-PDSH-së gjithashtu tha se Zaev duhet të deklarohet për deklaratën e partive shqiptare dhe mos të pres që Ivanovi t’ia dorëzojë mandatin, pasi siç tha, kjo mund të mos ndodh asnjëherë.