Sonte Aleanca për Shqiptarët mbajti takim me qytetarët në Komunën e Bogovinës ku të pranishëm ishin nënkryetarja, njëherit edhe shefe e shtabit, Bujare Abazi, kryetari i Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili dhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Lideri i ASH, Ziadin Sela ju
bëri thirrje qytetarëve që me 30 shtator të dalin të votojnë me votë të pastër për ardhmërinë e tyre, për NATO dhe për BE, njofton Fol.

“Shumë janë shkaqet për ta urryer të tanishmen në këtë situatë, por të shumta janë shkaqet se pse më 30 shtator ne duhet jo për hatër të Qeverisë, jo nga një inat i dikuj tjetër, por nga dashuria që kemi për fëmijët tanë të dalim dhe ti themi po antarësimit të vendit në NATO dhe BE. Të dalim dhe njësoj siç e pritën NATO-n në Kosovë burra pleq me plisa në kokë me lot në sy, si shpëtimtar tanët, njësoj me lot, me votë të pastër dhe jo të paguar nga tendera të korruptuar të Qeverisë, siç po vepron Zoran Zaevi me fondet për inovacion dhe ky tjetri pastaj që rri aty afër, por me votë të pastër, sepse të pastër e duam ardhmërinë tonë këtu në shtëpitë tona, këtu në shqiptarinë tonë që do e ndërtojmë bashkë këtu në Maqedoni”– deklaroi Sela./Fol/