Në tubimin madhështor të Aleancës për Shqiptarët në Komunën e Vrapçishtit, që u mbajt në Gradec, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela bëri një digresion me kohën e Mehmet Pashë Derallës i cili është pikërisht simboli i këtij rajoni që dikur ishte Ministri i parë shqiptar i Qeverisë së Ismail Qemalit.

Ziadin Sela më tej shtoi: “Fitorja në Gradec dhe në Komunën e Negotinës dhe Vrapçishtit ka një simbolikë shumë të rëndësishme, të nisë fitorja nga vendi i njeriut i cili e kishte nekimin e Ismail Qemalit për ta mbrojtur Shqipërinë, natyrisht që është shumë e rëndësishme edhe për Aleancën për Shqiptarët. Sepse Aleancës për Shqiptarët i duhet bekimi vendit të Mejmet Pashë Derallës për ta mbrojtur Shqiptarinë këtu në Maqedoni sepse mbi të gjitha këtë mision ja kemi ngarkuar vehtes mes tjerash tha Ziadin Sela.