Sela, sot në kuadër të fushatës zgjedhore si bartës  i listës së kandidatëve për deputet bashkë me kandidatët e tjerë të listës së ASH-së në zonën e 6 zgjedhore, ka qëndruar në Tetovë dhe rrethinë.

 

Fillimisht karvani i Selës u ndal në lagjen e Cetinës në Tetovë, e më pas duke vazhduar në fshatrat e malësisë Lisec dhe Shipkovicë, ku prezantoi programin “Shtet për të gjithë”. Me këtë rast Sela  në fjalimet e tija foli edhe për gjërat kryesore që Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa i premton në programin e vet, ku me theks të veçantë  foli për  ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

Ai tha se do t’i japim fund asaj logjike të mbrapsht ku në zonat ku shqiptarët janë shumicë, ja si për shembull Tetova me rrethinë 15 gjykatës të ketë maqedonas dhe vetëm 4 shqiptar. 90 % e gjykatësve, prokurorëve, policëve dhe administratës dhe e gjithë pushtetit qendror dhe lokal nëpërmjet ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat do të jenë shqiptar. E përkthyer ndryshe këto janë ato mijëra vende pune që padrejtësisht na janë marrë neve. Ne nuk shkojmë padrejtësisht të marrim vendin e punës një shqiptari për ta fut një shqiptar tjetër, sepse rezultati është zero. Ne do ti marrim vendet e punës që na kanë zënë ato tjerët dhe do tua japim shqiptarëve nëpërmjet këtij ligji./fol.mk