Në emisionin Click Plus me temë ‘Ngritja dhe rënia e Aleancës’, i ftuar kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, ka folur rreth zhvillimeve të fundit politike dhe prishjen e koalicionit dhe marrëveshjen me kryeministrin Zoran Zaev, përcjell Fol.

Sela ka thënë  se Ahmeti më ka thënë se kam vendosur të bëj qeveri me Gruevskin, mirëpo përgjigjja e Selës ka qenë se Ahmeti ka autonomi për të bërë qeveri me kë të dojë, por se bën gabim të madh, pasi shqiptarët presin diçka tjetër dhe se faktori ndërkombëtar nuk do të dëshironte të vazhdojë regjimi i vjetër. /Fol/

*************************************************************

Në lidhje me akuzat e Ali Ahmetit në emisionin e fundit po në këtë emision, Sela ka ironizuar atë, duke thënë se Ahmeti me nervozën e tij në paraqitjen e tij të fundit ka shprehur sentimentalizëm dhe se njeriu sa më në moshë të hyjë, bëhet më sentimental, por sikurse të kishte sentimentalizëm këto 15-vite, Sela ka nënkuptuar se gjendja e shqiptarëve do të ishte më e mirë.

Sela poashtu ka shtuar se asgjë nuk ka personale me Ali Ahmetin dhe se e vërteta për të është e plotë kur nuk është pa bisht. Ahmeti ka thënë se nuk është e vërtetë në shtëpinë е Selës pas ngjarjeve të 27-prill. Në spital është e vërtetë, mirëpo në shtëpi po. Nga ana tjetër Sela ka thënë se ai vetë ka qenë në shtëpinë e Ahmetit. Sela thotë se në shtëpinë e Ahmetit ka qenë për arsyen e Ligjit të përdorimit të gjuhës shqipe dhe të sillet tamam një ligj i tillë. /Fol/