Takimi i sotëm i liderëve që është caktuar të mbahet pasdite duhet të mbahet në formatin katër liderë, dy nga opozita dhe dy nga pushteti.

Nga ky format në të cilin marrin pjesë përfaqësues të LSDM-së, BDI-së, VMRO-DPMNE-së peng mbeti partia e Ziadin Selës e cila është parti opozitare me dy deputetë në Kuvend. Sot në këtë takim si parti e katërt që do të marrë pjesë është BESA e Bilall Kasamit, nga ku thonë se ftesa nuk ishte diçka e re pasi që ata kanë përfaqësues edhe në KSHZ.