Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur rreth rastit të ‘Kumanovës’, duke theksuar se para se të bëhet hetim ndërkombëtar për këtë rast, duhet të tregohet gatishmëri për tu paraqitur si dëshmitar kur kërkojnë avokatët mbrojtës për rastin e ‘Kumanovës’, përcjell Fol.

”Rasti i Kumanovës është gjysmak, assesi nuk mund të quhet një rast që është gjykuar drejt, përkundrazi është gjykuar me shumë tendencë, përderisa nuk janë zbuluar organizatorët.

Dihet se kush mund të jenë organizatorët, në qoftë se kthehemi në kontekstin kohor kur u bë rasti i Kumanovës, organizatorët janë ish-regjimi VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Tani ngelet që të gjinden aktorët brenda për brenda këtij regjimi që kanë organizuar rastin e Kumanovës”, ka thënë Sela.

Sela më tej ka shtuar për Zërin e Amerikës, përcjell Fol, ka folur për reformat në gjyqësor dhe ndikimin e politikës në të dhe se drejtësia ka kuptim kur është e tërë dhe jo gjysmake.

Në lidhje me përdorimin e gjuhëve, Sela ka thënë se gjuha shqipe do të jetë në të gjitha institucione, si ato qendrore por edhe ato lokale. Sela ka folur poashtu edhe me kontestin që ka Maqedonia me Greqinë, poashtu edhe integrimin e vendit në BE. /Fol/