Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i ftuar në Klan Debat për të diskutuar rreth ngjarjeve të fundit. Sela si më i prekuri nga ngjarjet e fundit, ka thënë se një ndër sulmuesit e tij që ishte idënuar me 13 vite burg, ka ,,ikur” nga Maqedonia dhe se askush nuk jep përgjegjësi dhe se ky është një skandal i llojit të vetë, pasi disa deputetë dhe bashkëpunëtor të ngjarjeve të 27 Prillit tashmë janë amnestuar, e disa të tjerë pritet të amnestohen
Ai tha se ligjet e amnestimit vlejnë për ata që kanë faj, ndërsa shqiptarët e pafajshëm me raste të montuara duhet të presin pafajsinë deri sa të tjerët marrin amnistinë.