Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka realizuar sot një takim me drejtuesit e Lobit Euro-Atlantik, Shukri Ymeri – kryetar, Skender Musliu dhe Sali Agushi, shkruan gazeta LAJM.

“Takim vëllazëror me drejtuesit e Lobit Euro-Atlantik, Shukri Ymeri – kryetar, Skender Musliu dhe Sali Agushi.
Diaspora shqiptare kudo që ndodhet është e gatshme gjithmonë për bashkëveprim.
Biseduam për mbështetjen që në vazhdimësi diaspora shqiptare u jep proceseve të cilat ne marrim mbi supe për ti çuar përpara. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Sela në Facebook.