Kandidati për kryetar të Struges dhe njëherit edhe kryetar i Aleancë për Shqiptare para pak çastesh ka votuar në vendlindjen e tij Livadhi të komunës se Struges, njofton Fol.

“Apeloj deri tek organet kompetente që të kontrrollohet procesi zgjedhor sepse ne na duhet proces i rregullt, në mënyrë që qytetarët lirshëm ta shprehin vullnetin e tyre që të vazhdojmë me projektet e ndryshimit në Strugë në mënyrë që Struga të marrë vendin e merituar krah qyteteve të zhvilluara anë e këndë”.deklaroi z.Ziadin Sela.

Mestjerash Sela bëri apel për dalje masovike për të votuar njëherit për të konfirmuar dhe rikonfirmuar vullnetin e tyre të cilën e shprehen qytetarët me 15 tetorë./Fol.mk